Pronarët e lokalit në Borsh rrahin turistët nga Spanja
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë në plazhin e Borshit ku pronarët e një lokali kanë rrahur një grup turistësh nga Spanja.

Sherri ka nisur për faktin se turistëve nuk u ka pëlqyer shërbimi i lokalit dhe janë larguar, por kjo ka fyer pronarët, të cilët i kanë ndjekur duke i goditur me grushte dhe shkelma.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po verifikon deklaratat e grupit të turistëve.

Kjo ngjarje është në vazhdën e shërbimit skandaloz në jug, i cili i shtohet edhe infrastrukturës përtokë si edhe çmimeve të kripura. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori