Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e të gjitha partive politike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një individi, një qeverie apo një partie politike, por janë përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike.

Sepse, sipas Kovaçevskit, kjo do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

“Ne jemi koalicion që ka për qëllim anëtarësimin në BE, një nga vendimet që na pret në atë rrugën janë dhe ndryshimet kushtetuese, me qëllim përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga konkluzionet të cilat Kuvendi i miratoi me shumicë votash gjatë muajit korrik të viti të kaluar dhe të cilat janë pjesë e kornizës negociuese me 27 vendet anëtare të BE-së… Ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një personi, as i një partie politike, e as një qeverie por janë proces për gjithë shoqërinë që do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në BE”, deklaroi Kovaçevski.

“Procedura për ndryshimet kushtetuese po udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, me grupin e ekspertëve ku do të marrin pjesë shumë ekspert, unë kam thënë se duhet të marrin pjesë edhe ekspert të propozuar nga opozita. Më pas procesi duhet të vazhdoj në Kuvend në Komisionin për Ndryshime Kushtetuese të cilin e udhëheq kryetari i Kuvendit”, shtoi ai.