Një 47 vjeçar me detyrë magazinier në minierën e Spaçit në Mirditë është gjetur pa
shenja jete nga kolegët.
Ai është dërguar me urgjencë në spital pa
shenja jetë, gjë të cilën e kanë konstatuar mjekët.
Policia thotë se “dyshohet se duke punuar në
ambientet e jashtme të
minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike”.
Informacioni paraprak
Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa
shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në
ambientet e jashtme të
minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 20/09/2019,
ora 11:54