Polumbarët e FNSH-së nxjerrin një trup nga makina e rënë në Drin
Polumbarët e FNSH-së kanë nxjerrë nga makina e rënë në lumin DrinShkodër një trup.

Aksidenti ku një makinë ra nga ura e Bahçallëkut në Shkodër ndodhi pak orë më parë dhe dyshohej se në të ndodhej një person.

Makina e aksidentuar është një ford ngjyrë blu, ndërkohë që po kërkohet nëse ka trupa të tjerë në të.

Trupi i nxjerrë është një burrë rreth moshës 40-45 vjeç.

Gjithashtu, FNSH konfirmon se në makinë nuk ka trup tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori