Spiunët rusë tentojnë të hyjnë në Ukrainë, ushtarët i kapin në kufi

Gjashtë rusë tentuan të kalonin kufirin me Ukrainën në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas një zyrtari ukrainas.

Dmytro Zhivytskyi, kreu i administratës ushtarake Sumy, tha se grupi i sabotimit dhe zbulimit ishte përpjekur të hynte fshehurazi rreth orës 5 të mëngjesit.

Ata po përpiqeshin të futeshin në Yunakiv në rajonin e Sumy-t, tha Zhivytskyi.

“Ushtarët tanë hapën zjarr, armiku iku. Falë mbrojtësve tanë”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 16:20