E FUNDIT/ Policia zbardh misterin e djalit të plagosur në Bulqizë
Pëlqej
Policia e Bulqizës ka zbardhur detajet e para pas ngjarjes në Bulqizë ku një i ri u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore para spitalit.

"Rreth orës 03:50.datë 10.06.2018, në ambjentet e jashtme të Spitalit të Bulqizës, është gjetur shtetasi Sh.S, 20 vjeç, banues në Bulqizë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është dërguar me helikopter drejt Tiranës, ku sipas konfirmimeve paraprake të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Bulqizë, me të marrë njoftimin ka ngritur grupin hetimor, duke nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave te kësaj ngjarje .

Paraprakisht dyshohet se shtetasi Sh.S mund të jetë rrëzuar në rrethana ende të paqarta"- njofton policia e Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori