Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit të shpërndarë nga mediet serbe se ish-kryeministri maqedonas Nikola
Gruevski ka dalë nga Shqipëria në datë 11 nëntor 2018. Policia bën me dije se
Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze. Mësohet se në
datën kur
Gruevski ka dalë nga territori shqiptar, ai nuk ka qenë në
kërkim. Ai është shpallur në
kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018.
Njoftimi i plotë:
"Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola
Gruevski, ju informon se:
Shtetasi Nikola
Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Në
datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola
Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në
kërkim.
Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në
kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas."
Ish-kryeministri maqedonas ndodhet në Hungari, por ende nuk dihet se cila është pika e fundit kufitare ku
Gruevski ka kaluar për të shkuar në Hungari.
Shtuar më 15/11/2018,
ora 18:37