Policia dërgon në komisiariat nënkryetaren e bashkisë të Lezhës
Policia e Lezhës ka shoqëruar 11 persona për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge. Ndër të shoqëruarit në Komisariatin e Policisë së Lezhës edhe Nënryetarja e Bashkisë së Lezhës Alfrida Marku.

Gjatë ditës së sotme dhjetra mbështetës të PD-së dolën për të bllokuar aksin Shkodër-Lezhë, rrugë në të cilën pritej të kalonte shefi i qeverisë i cili po zhvillon një tur në veri "Bashkia që Duam". Sipas tyre, shkaku i kësaj proteste është kundërshtimi i qeverisë Rama.
Shtuar më 19/02/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori