Policia blindon Tiranën, kontrolle të shumta në rrugë dhe lagje
Policia e Tiranës është duke kryer kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Nga kontrollet janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjëndje të lirë, si dhe sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe Heroinë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë kontrolleve të ushtruara kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit :

– Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë)

– Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç (pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa)

– Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë (pasi në rrugën “Bardhyl“, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip “BMV” dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Shtuar më 08/06/2018, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori