E FUNDIT/ Polici rrugor ndërron jetë gjatë shërbimit
Pëlqej
Një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë ka ndërruar jetë në krye të detyrës.

Ilir Divintari ishte duke punuar si çdo ditë në Tepelenë, por dhimbjet e forta në kraharor e detyruan të paraqitej në spitalin e Gjirokastrës.

Sapo ka mbërritur me krizat e dhimbshme, ai ka ndërruar jetë

Mjekët dyshojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak; megjithatë, janë duke u zhvilluar të gjitha analizat për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Shtuar më 12/02/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori