Rusia: Tërheqja nga traktati New START nuk rrit rrezikun e luftës bërthamore

Moska ka këmbëngulur se vendimi i saj për t’u tërhequr nga traktati i ri bërthamor START nuk ngre rrezikun e luftës bërthamore.

Vladimir Putin e njoftoi këtë veprim dje gjatë fjalimit të tij vjetor përpara Asamblesë Federale të Rusisë.

Traktati, i nënshkruar nga SHBA dhe Rusia, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që të dy vendet mund të vendosin.

“Nuk besoj se vendimi për të pezulluar Traktatin e Ri START na afron me luftën bërthamore,” tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Rusia ka thënë se nuk po tërhiqet plotësisht nga pakti dhe do të respektojë kufijtë e armëve bërthamore të përcaktuara në traktat./albeu.com


Shtuar 22.02.2023 17:36