Po kalonin Vjosën në këmbë, i rrëmbeu rrjedha: Njëra mbytet, tjetra në spital
Dy shtetase i ka rrëmbyer rrjedha e lumit Vjosë duke shkaktuar vdekjen e njërës prej tyre. Ndërkohë tjetra është transportur në spital.

Ngjarja është shënuar pranë fshatit Dragot, të bashkisë së Tepelenës.

Informacion paraprak

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Shtuar më 10/08/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori