Po kalonin vijat e bardha, makina merr përpara dy kalimtare
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Raportohet paraprakisht se një makinë ka aksidentuar dy kalimtare.

Aksidenti ndodhi në aksin Vlorë-Skelë.

Dy kalimtaret, femra, raportohet se ishin duke kaluar vijat e bardha kur janë marrë para nga një automjet.

Ato janë nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës. Nuk dihet gjendja e tyre, pas aksidentit dhe as identiteti i dy të aksidentuarave.

Shtuar më 09/10/2020, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori