Plas sherri tek Urgjenca e Pediatrisë, polici kërcënon me armë prindërit

Një konflikt fizik ka ndodhur mesditën e sotme tek urgjenca e pediatrisë në QSUT, Tiranë.

Mësohet se sherri ka filluar pasi dy prindër na Fushë-Kruja kanë hyrë pa radhë për të vizituar fëmijën e tyre duke shkaktuar reagimin e të tjerëve që ndodheshin në radhë.

Albeu.com mëson se në këtë moment, njëri prej prindërve, i cili ishte polic në një prej kompanive privat të sigurimit ka nxjerrë armën duke kërcënuar të tjerët.

Konflikti mes tyre ka trembur prindërit dhe stafin që ndodhej aty.

Në vend ngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar të dy prindërit në komisariat dhe po sqaron rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 13.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në ambjentet e urgjencës së Spitalit Pediatrik ka patur një konflikt.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambjenteve të spitalit kishte patur një konflikt midis 3 prindërve qe prisnin ne rradhe per te vizituar fëmijët.

Njëri prej tyre është punonjës i nje Policie private konkretisht shtetasi A.C.

Ata jane shoqeruar ne Komisariat per sqarimin e rrethanave.

Ne deklarime dy shtetasit A.Sh. dhe D.F., pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete. /albeu.com/

Shtuar më 24/01/2018, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori