Plas sherri në zyrën e postës, ish-punonjësi i hakërrehet drejtorit se e hoqi nga puna
Një ditë më parë në Vlorë ka ndodhur një konflikt fizik në zyrën postore.

Burime për mediat bëjnë me dije se një ish-punonjës është konfliktuar me drejtorin e Postës Vullnet Bilbilaj. Pas një debate verbal, përplasja ka ndodhur edhe fizikisht.

Mësohet se konflikti ka shkuar deri në përplasje fizike me njër-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F.M është përplasur me drejtorin dhe raportohet se përplasja ka ndodhur për motive banale.

Ndërsa si pasojë e konfliktit shtetasi F.M është dëmtuar në dorë.

Punonjësit pasi kanë dëgjuar debatin kanë njoftuar policinë.

Policiaka shoqëruar shtetasin F.M dhe drejtorin e postës Vullnet Bilbili, ndërsa gjithë konflikti është dëgjuar edhe nga klientët e postës, të cilët kanë ngritur shqetësimin.

Mësohet se debati i tyre ka qenë me tone të larta dhe me fjalor fyes.

Pas marrjes në pyetje policia ka lënë të lirë drejtorin ndërsa ka nisur ndjekje për ish-punonjësin me motivin e përndjekjes dhe kërcenimit.

Mësohet gjithashtu se shkak i sherrit ka qenë ndërprerja e mardhënieve të punës me F.M. Ky i fundit pretendon të jetë hequr nga puna pa asnjë shkak, shkruan Fax ëeb.

Vullnet Bilbili është njëkohesisht sekretar i Partise SocialisteDega Vlorë. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2020, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori