Plas në Vlorë, plagosen me armë zjarri dy persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se dy persona raportohen të plagosur me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Kushtrim" të Vlorës rreth orës 18:20.

Mësohet se personat e lënduar me armë kanë qaënë brenda një objekti
pranë rrugës Transballkanike, por nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2020, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori