Plas në Kuvend, akuza e rëndë e Kujtim Gjuzit: Duan t'na mbyllin gojën!
Seanca e sotme e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate dhe akuza të ashpra mes deputetëve.

Kanë qënë deputetët e opozitës të cilët nuk kanë pranuar të votojnë duke deklaruar se nuk ka transparencë në vendime.

Ndër ta, deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar ashpër duke deklaruar se maxhoranca po kërkon t'ju mbyllë gojën.

Debati në Kuvend:

Kujtim Gjuzi: Doni të na mbyllni gojën,….doni të na mbyllni gojën

Taulant Balla: (Nuk kuptohet)

Kujtim Gjuzi: Më dëgjo, zot Balla, të flas çik me kryetarin tani, boll. Rama ka shkelur ligjin…

Gramoz Ruçi: Rilexoni rregulloren, këto votohen, nuk diskutohen…ju lutem kolegë deputetë, o Gjoni ju lutem, mos shpejtoni për të hedhur ato fleta.

Shtuar më 18/01/2021, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori