E FUNDIT/ Plas në Durrës, ka të lënduar
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të para të mbërritura në redaksi, mësohet se ka pasur përplasje me armë zjarri dhe ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe i lënduari, emri i të cilit ende nuk dihet është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk ka një version zyrtar nga policia ndërkohë bëhet me dije se blutë e qytetit bregdetar kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi ngjarjen./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 23:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori