E FUNDIT/ Plagosje në Shkodër, i riu qëllohet me armë zjarri
Pëlqej
Një plagosje ka ndodhur në Shkodër me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:35.

Sipas bluve, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori