Vdes në spital burri që u plagos me armën e partneres police
UPDATE-Ka ndërruar jetë në spital, 50 vjeçari Bernard Uka që u vetëplagos me armën e partneres së tij police.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në një rrugicë para Parlamentit të Shqipërisë.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 19/04/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori