Plas në Tiranë, i riu plagoset me armë në mes të rrugës
Pëlqej
Foto Ilustruese
Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më parë në Tiranë në zonën e Selitës, nga të cilat ka mbetur i plagosur një 18 vjeçar me inicialet M.Sh.

I lënduari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje mësohet se janë dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.
Shtuar më 12/10/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori