Persona të veshur civil fusin me dhunë në makinë një protestues
Protesta tek Astiri është shoqëruar me tensione pas ndërhyrjes së policisë e cila ka shoqëruar disa shtetas në rajon.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se mes të arrestuarëve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu i cili ishte pjesë e protestës në mbështetje të banorëve.

Mësohet se polic të veshur civil kanë arrestuar disa shtetas, pa paraqitur asnjë dokument identifikues.

Personi në fjalë është futur me forcë në makinën e Policisë nga persona civil të cilët e kanë rrethuar dhe futur me dhunë në mjetin e policisë.

Prej afro 1 viti, banorët e Astirit protestojnë për projektit e rrugës që preket banesat e tyre./albeu.com/

Shtuar më 13/10/2019, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori