Përplaset keq çiklisti në Unazën e Re (VIDEO)
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë tek Unaza e Re në Tiranë.

Nga raportimet e para si dhe nga videot e shkëputura nga ngjarja mësohet se një makinë ka përplasur keq një çiklist.

Ashtu siç mund t’a shikoni në videon e postuar nga gazetari Rezart Lahi, çiklisti gjendet i shtrirë në autostradë ndërkohë kanë mbërritur edhe forcat e policisë në vendngjarje.

Vazhdojnë hetimet mbi ngjarjen për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe pritet versioni zyrtar për të mësuar më shumë mbi gjendjen e të plagosurit. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori