Laborator kanabisi në banesë, arrestohet i zoti i shtëpisë në Krujë

Tre ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike janë gjetur sot në fshatin Dukagjin i Ri Krujë.

Në këto ambiente janë gjetur gjithahstu 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Për rrjedhojë ka rënë në prangat e policisë pronari i banesës, 55-vjeçari me iniciale S.H, i akuzuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Kjo ishte faza e 18-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë.

Njoftimi Policise

Krujë/Finalizohet faza e 18-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë.

Parandalohet një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Zbulohen tre ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 9448 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas do të kultivonte bimë narkotike dhe se në afërsi të banesës së tij, kishte përshtatur ambiente për tharjen e saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 18-të të këtij megaoperacioni.

Në kuadër të kësaj faze u bë arrestimi i shtetasit S. H., 55 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. H., në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në afërsi të kësaj banese, u konstatuan 3 ambiente të përshtatura për tharje të bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 13:17