Përleshen me thika adoleshentët në Himarë
Njw sherr me thika ka ndodhur sot nw Himarw ku ka mbetur i plagosur njw i ri.

Burime nga policia thanë se është marrë një telefonatë se në fshatin Borsh, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjeteftohta prerëse, dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë rezultuar se në vendin e quajtur ''Në Ferëm Borsh'', gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Z., 16 vjeç, ka goditur me mjeteftohta prerëse shtetasin R. Xh., 17 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë).

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin D. Z., dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2017, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori