Përleshen me familjarët, 3 persona tentojnë të vjedhin një banesë në Kavajë
Një grabitje ka ndodhur në Kavajë në fashin Karpen, ku 3 persona kanë tentuar të grabisin një shtetas por janë diktuar na familjarët.

Policia bën me dije se mes grabitësve dhe familjarëve ka ndodhur një përleshje ku janë lënduar dy shtetas.

"Hajdutët janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën..."- njofton policia e Shtetit.

Kavajë/Informacion paraprak:

Më datë 05.02.2021, rreth orës 20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Shtuar më 05/02/2021, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori