Përgjaken rrugët e Shqipërisë që në pikë të mëngjesit, humb jetën 27-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mallakastër. Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën shoferi, 27-vjeç.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2018, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori