Përfshihet nga flakët restoranti në zonën turistike
Një restorant i ndodhur në një zonë turistike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Zvernec të Vlorës e njohur edhe si pikë turistike.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka qenë aksidental ndërsa restoranti ndodhet brenda pyllit të Sodës ndërsa flakët kanë qenë masive duke paraqitur rrezik edhe për përhapjen e tyre jashtë objektit.

Bë vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses si dhe grupi hetimor për shuarjen e flakëve dhe zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shtuar më 27/12/2019, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori