13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
PD nxjerr dokumentin, vëllai i Xhafajt i dënuar në Itali për trafik kokaine

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumente që vërtetojnë vendimet gjyqësore të drejtësisë italiane për vëllain e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

Nga dosja e prezantuar sot në selinë e PD-së, rezulton se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Xhafaj është dënuar me 7 vite e dy muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

"Janë të paktën 8 raste nga gjykatat italiane ku Agron Xhafaj është dokumentuar të jetë pjesëmarrës në aktivitete kriminale në Itali", u shpreh Gazmend Bardhi nga PD.

"Ka dënim me 7 vjet e dy muaj burg në vitin 2011. Për pasojë shtetasi Agron Xhafaj është i dënuar me vendim të formës së prerë. Nga shqyrtimi i vendimit gjyqëspor rezulton se agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grupin penal për trafik droge"., vijoi Bardhi.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj theksoi se policia nuk ka arrestuar Agron Xhafajn në Shqipëri edhe pse ka një dënim të formës së prerë për të në Itali.

"A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj, vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave të kërkuar për shkak të dënimit në Itali? A është ai i skeduar nga policia për shkak të aktivitetit në Itali? A është familja Xhafaj, një familje mafioze që operon në Shqipëri"., - tha Alibeaj. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori