Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Pas spanjollëve e pëson keq edhe familja gjermane
Dhunimi i turistëve spanjollë në jug të Shqipërisë ka bërë figurë të keqe për vendin.

Por duket se nuk mbaron me kaq.

Policia e Sarandës njofton sot se ka arrestuar dy persona, me banimDurrës, pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit i kanë vjedhur çantën me sende të ndryshme një turisti gjerman. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banimDurrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në lagjen nr.2 Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani”, njofton policia.
Shtuar më 17/08/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori