Pas sherrit, kuksiani pa patentë merr makinën e godet 32 vjeçarin
Një aksident ka ndodhur në Kukës. Një 37 vjeçar ka goditur me mjetin e tij një tjetër mjet, pas një konflikti të çastit, në Kukës.

37 vjeçari me iniciale L.Sh, ka goditur me dashje me mjetin e tij tip “Volksëagen”, automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç.

Gjatë ndalimit nga policia, 37 vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi zyrtar:

Pas një konflikti të çastit, godet me dashje me mjetin e tij një tjetër mjet, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari nga Policia.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe urban Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “e Xhamisë”, pas një konflikti të çastit ka goditur me dashje me mjetin e tij tip “Volksëagen”, automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi L.Sh, drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shtuar më 24/10/2019, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori