Plas grushti në Top Channel, rrihen Ervin Salianji dhe Ralf Gjoni
Nga një zënkë gjatë debatit në studio dy politikanët i kanë vazhduar më tej hesapet duke u grushtuar me njëri tjetrin.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianjin dhe deputeti Ralf Gjoni patën një përplasje teksa ishin të ftuar në emisionin Open.

Salianji i tha Gjonit fundërrinë politike, dhe se sipas tij deputetët e rinj janë futur në Parlament vetëm për të marrë rrogën.

Ndërkohë Dosja.al shkruan se ky sherr nuk ka përfunduar me kaq. Salianji dhe Gjoni janë zënë me grushte, pasi kanë dalë nga studioja. Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar apo kush e ka nisur i pari.
Shtuar më 18/04/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori