Pas arrestimit të 3 banorëve, policia zbarkon sërish në Astir
Ashtu siç edhe mund të shihet në videon e mëposhtme, disa automjete të forcave të rendit kanë zbarkuar në Unazën e Re ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e kësaj prezence të shtuar.

Vetëm pak orë më parë janë shoqëruar në komisarit sipas burimeve për Faxëeb.al 3 persona dy prej të cilëve janë Maliq Ferati dhe Edi Ferati ndërkohë emri i personit tjetër të ndaluar nuk është bërë ende i ditur.

Nuk dihet përse është bërë shoqërimi i tyre si dhe vendi ku janë realizuar ktëo shoqërime.

Burime bëjnë me dije se personat në fjalë janë shoqëruar nga persona pa uniformë dhe pasi ka përfunduar protesta e cila zgjati një orë.

Ditën e sotme banorët ndezën edhe një zjarr në mes të rrugës dhe ky mund të ketë qenë edhe preteksti i shoqërimit të tyre.
Shtuar më 22/07/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori