Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese merr vendimin e parë me "dorë të hekurt"
Gjykata Kushtetuese ka rinisur punën pas 3 vitesh me dorë të hekurt.

Sot është marrë vendimi i parë pas 3 vitesh, dhe është publike në faqen zyrtare të Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese bën me dije se është rrëzuar ankimimi i parë, i bërë prej disa gjyqtarëve të Apelit, në lidhje me një nen të procedurës penale për rishikimin e vendimeve të marra në mungesë.

Në njoftim bëhet me dije se arsyetimi i vendimit të marrë do të jepet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese, në datën 26.01.2021, ka marrë në shqyrtim kërkesat me nr.G-11, datë 11.09.2018; G-3, datë 20.03.2019; G-4, datë 14.05.2019; G-1, datë 10.02.2020 dhe G-6, datë 18.09.2020 të Regjistrit

Themeltar, me kërkues Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale (“KPP”), si dhe i togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr.35/2017.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016.
Shtuar më 26/01/2021, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori