Nuk u mbijetoi plagëve, kush është 27-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi (VIDEO)
Një atentat ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi ku është ekzekutuar për vdekje një shqiptar me 5 plumba,

Sipas mediave greke, i riu i identifikuar si Mario Metaj është vrarë në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras.

Sipas të njëjtave burime ai është qëlluar për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.

Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident.

Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.
Shtuar më 25/01/2021, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori