Nuk shpërtheu bombola! Nëna me dy fëmijët pa jetë mund të jenë helmuar nga ushqimi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ostren, Bulqizë, ku nëna bashke më dy fëmijët e saj janë gjetur të vdekur.

Fillimisht u dyshua se 3 viktimat janë helmuar nga bombola e gazit, por mjeku i zonës ka bërë me dije se po hetohet edhe për një helmin nga ushqimi.

E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër e familjes, 16-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet për në spitalin e Bulqizës.

Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.

Nëna dhe dy fëmijët e saj, vajza 19 vjeç dhe djali 14, kanë ndërruar jetën tragjikisht në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë,

Sipas policisë tragjedia e trefishtë u shkaktua pas asfiksisë nga bombola e gazit, por një tjetër pistë ku po hetohet është edhe ajo e helmimit nga ushqimi, pasi mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ndodhej në ambientet e jashtme të banesës.

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj.

Gruaja 40-vjeçare R.Tola është gjetur e pajetë – njofton policia – së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. “Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Shtuar më 14/02/2020, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori