Nuk ndalin infektimet, 4 viktima e 302 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
304 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 18,858.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë: një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fier, një 82-vjeçar nga Durrësi.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 raste në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Covid-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 304

Të shëruar ne 24 orë 82
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1,329

Testime totale 114,381
Raste pozitive 18,858
Raste të shëruara 10,548
Raste Aktive 7621
Humbje jete 473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966
Durrës 755
Shkodër 491
Fier 511
Korçë 479
Lezhë 379
Elbasan 344
Vlorë 308
Berat 222
Kukës 190
Dibër 96
Gjirokastër 96

Shtuar më 24/10/2020, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori