Nuk ia doli, ndërron jetë Noemi
Tragjedia e Velipojës ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi sot ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka e cila gjendej në gjendje kome.

Lajmin e zi e ka bërë të ditur, famulltari i Velipojës, Marjan Gega, ku me një anë të një statusi në Facebook, shkruan se Noemi ka ndërruar jetë.

"Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi!"

Ndarja nga jeta e Noemit ka trishtuar pa fund mijëra shqiptarë që po luteshin për jetën e saj, si shpresa e fundit e nënës e cila gjendet në spital. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2018, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori