Tragjedia me 57 viktima në Tempe, kryeministri grek: Na falni sërish, fajin e kemi edhe ne si qeveri!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis , ka kërkuar sërish falje publike për aksidentin tragjik të dy trenave që tronditi vendin dy javë më parë.

“Unë marr përgjegjësi personale, nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Na falni sërish, të gjithë kemi përgjegjegjësi dhe para se të gjithash qeveria ka përgjegjësi”, kështu u shpreh kryeministri grek sot, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit të qeverisë.

Kujtojmë se nga aksidneti jekurudhor në afërsi të Larisës në Tempe humbën jetën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.

Teksa premtoi se do të ndryshohet gjithçka, me tone të ashpra, kreu i qeverisë greke u bëri thirrje ministrave që të rrafshojnë problematikat, pavarësisht pengesave dhe tragjedia në Tmepe nuk duhet tëndodhë kurrë më dhe për këtë, puna duhet të nisë më njëherë./albeu.com/ 


Shtuar 9.03.2023 14:34