E FUNDIT/ Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
Një tjetër kandidat nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor, gjë e cila i hap rrugën pranimit të mandatit.

Mësohet se bëhet fjalë për Klajdi Qaman, i cili kandidoi nën siglën e LSI-së në qarkun e Beratit.

Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t'u betuar më pas në seancën e radhës plenare.

Bashkë me të shkon në 110 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.
Shtuar më 23/04/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori