Një tjetër person humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Babicë të Vlorës. Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka hyrë në kontakt me rrymën elektrike. Nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Kujtojmë që rreth orës 18:50 një tjetër person ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, 63 vjeçari N. L., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 14/07/2019, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori