E FUNDIT/ Një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Artificial
Pëlqej
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, policia është njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial nga vizitorë të rastit të parkut të liqenit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, ende i paidentifikuar, rreth moshës 35 - 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga kqyrja dyshohet të jetë vetëvarur.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori