Një i vdekur në Vlorë, mendohet për vetëvrasje
Nje 65 vjeçar eshte gjetur pa shenja jete ne oborrin e shtepise se tij, mengjesin e sotem.

Ngjarja ka ndodhur ne Selinice, ndersa sipas policise behet me dije se rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Shtuar më 17/07/2019, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori