Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
foto ilustruese
Një i vdekur dhe dy të lënduar. Ky është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor që ndodhi pak më parë në aksin Kukës-Morinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre persona nga Fushë-Kruja.

Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në qytetin e Kukësit janë transportuar menjëherë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes", bën me dije policia.
Shtuar më 18/06/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori