Një grua e dyshuar me COVID-19 mbërrin tek Spitali Infektiv
Ka shkuar në 146 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Së fundmi raportohet se një person ka mbërritur tek Spitali Infektiv në Tiranë dhe dyshohet se është e prekur nga COVID-19.

Ajo ka zbritur nga një autoambulancë dhe është shoqëruar për në ambjentet e brendshme të spitalit nga stafi mjekësorë i cili është i pajisur me masa të rrepta mbrojtëse.

Gjithashtu një helikopter i urgjencës ka mbërritur në pistën që ndodhet në oborrin e Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa sapo është ulur ka mbërritur një autoambulancë që ka marrë një person duke e transportuar në ambjentet e urgjencës.

Ende nuk ka informacione se për çfarë rasti bëhet fjalë dhe nëse ka lidhje me ndonjë person të infektuar me koronavirus apo ndonjë rast tjetër urgjent.

Shtuar më 25/03/2020, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori