Automjeti përfundon në humnerë në Lezhë, raportohet për të lënduar (FOTO)

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në dalje të fshatit Ungrej në Lezhë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra në humnerë.

Si pasojë e aksidentit, raportohet për disa të lënduar, ndërsa drejtuesi ka marrë fraktura të shumta në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Lezhës.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 29.05.2023 15:18