E FUNDIT/ Nisin hetimet, SPAK merr në pyetje tre specialistët që firmosën shembjen (FOTO LAJM)

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar SPAK ka nisur hetimet.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se SPAK ka thërritur që të marrë në pyetje 3 specialistët e Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë firmosur ekspertizën për prishjen e Teatrit Kombëtar.

3 specialistët janë paditur dhe nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit disa ditë më parë.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit.

Ajo u pasua nga protesta të shumta nga aleanca dhe qytetarët, protesta të cilat vijojnë akoma.

Shtuar më 28/05/2020, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori