Pas emisionit “Të paekspozuarit” transmetuar të enjten në mbrëmje në News24,
Prokuroria e Tiranë nis hetimet në lidhje me faktet e bëra publike.
Burime zyrtare nga organi i akuzes pohuan se
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmerine e veprimeve te kryera, per ndertimet e planifikuara ne Unazen e Re.
“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shperdorimit të detyres,
parashikuar nga
neni 248 i
Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve,
parashikuar nga
neni 186 i
Kodit Penal, Shkelje e barazise ne tendera,
parashikuar nga
neni 258 i
Kodit Penal.
Prokuroria shqiptare garanton vleresimin me objektivitet te fakteve, objekt i ketij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda nje afati te arsyeshem.”- thuhet zyrtarisht nga
Prokuroria.
Reagimi i Prokurorisë vjen pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimiet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Po sot ARRSH njoftoi se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa theksoi se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.
Shtuar më 07/12/2018,
ora 17:11