Nisin hetimet ndaj dëshmitarit që "fundosi" Agron Xhafajn
Pëlqej
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kallëzim të rremë ndaj shtetasit Albert Veliut.

Veliu është "bashkëpunëtori X" i cili fundosi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajn, i cili tashmë është në Itali për të përfunduar dënimin me 7.2 vite burg.

Veliu gjatë marrjes dje në pyetje në prokurorinë e Tiranës ka konfirmuar gjithcka ka thënë në video.

Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” u mor në pyetje nga prokurori Genci Qana.

Ditën e enjte, në një video të publikuar nga selia e Partisë Demokratike, Veliu bëri të ditur idenitetin e tij, teksa tha se i është kërcënuar familja pas audiopergjimit dhe se ai është i vërtetë, pasi ajo bisedë me Agron Xhafaj është bërë. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori