Ngjarje misterioze në Belsh: Vdes 40-vjeçari, familjarët nuk marrin dot trupin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh ku një burrë i moshës 40-vjecare ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve bëhet me dije se viktima është nga fshi Dëshiran i Belshit.

Mësohet se viktima është tranportuar me urgjencë drejt Elbasanit por nuk ka mundur të mbijetojë as pas ndërhyrjes së mjekëve.

Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi ngjarjen por bëhet me dije se nuk i është marrë tamponi i COVID-19 pasi sipas familjarëve dhe mjekëve nuk ka pasur simptoma të sëmundjes.

Por, familja e ka të pamundur të tërheqë trupin e viktimave deri në dalje të rezultateve. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori